Gjashtë situata në të cilat duhet patjetër të shtoni marrjen e kripës, sepse mund t’jua shpëtojë jetën

0
172

Disa aktivitete dhe gjendje të organizmit thjesht kërkojnë që të shtoni marrjen e kripës.

Ushqimi ynë vetvetiu përmban sasi të mëdha kripe, sepse shpesh priremi të hamë pjekurina të ndryshme, andaj edhe nuk mendojmë që organizmit tonë i mungon kripa.

Disa aktivitete mund të çojnë në shtimin e shpenzimit të kripës dhe të eliminimit të saj nga organizmi, andaj është e nevojshme që ta kompensojmë.

Këto janë vetëm disa nga situatat kur patjetër duhet të shtoni sasinë e kripës të cilën e konsumoni.

Planifikoni të merrni pjesë në maratonë apo në ndonjë trajnim intensiv

Sportistët të cilët një kohë të gjatë mundohen në aktivitete, duhet të shtojnë marrjen e kripës. Hiponatrenia është gjendje e cila shkakton marramendje, konfuzion, dobësi, por mund të çojë edhe në vdekje. Ajo mund të ndodhë kur njerëzit djersiten së tepërmi dhe pinë mjaft ujë për të qenë të hidratuar, mirëpo nuk marrin njëkohësisht edhe mjaftueshëm kripë.

Jetoni në klimë të nxehtë dhe të lagësht

Edhe një herë, djersitja e tepërt çon në zvogëlim të kripës. Nëse e vëreni mungesën e kripës, atëherë shtoni pak kripë çdo gjëje që dëshironi ta konsumoni.