Gazeta zvicerane Blick: Shqiptari i Kosovës tregon pse ujku i tij bart emrin e presidentit të SHBA-Trump

0
469

Fermeri shqiptar Hysni Rexhaj vjen nga një fshat i Gjakovës pranë kufirit mes Kosovës dhe Shqiperisë.

Zotëri Rexhaj mban ujq për disa vite me radhë. Në mirënjohje për mbështetjen e SHBA, ai emëron njërin nga ujqërit me emrin e presidentit të SHBA, Donald Trump, transmeton “Presheva Jonë” nga gazeta prestigjioze në Zvicër “Blick”.

“Ia lash emrin e presidentit amerikan Trump, sepse SHBA-të ka bërë shumë per neve dhe ky ujk ka disa veti të tij, është origjinal si ai…e shihni sa i bukur, sa i fuqishëm është..” ka thënë pronari i ujkut Hysni Rexhaj nga Gjakova për gazetarët zvceranë.