Gabove, Vjosë!

0
487

 

«Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen, pavarësisht asaj se çfarë mendon Vuçiq», deklaron Vjosë Osmani.

Menjëherë pas themelmit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndër partitë e para pluraliste në ish-Federatën jugosllave, Dr. Ibrahim Ruova, me shokë, organizoi mbrojtjen territoriale në Kosovë, si masë mbrojtjeje të popullatës nga policia apo bandat paramilitare serbo-sllave. Parësi ishte mbtojtja e fshatrave, si zona rurale, me më shumë mundësi të shkaktimit të panikut, dhunës, krimit.

Dr. Rugova hodhi idenë dhe nismoi krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK). Dhe, këtë të drejtë legjitime e bazonte në Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë të Kosovës, më 2 korrik 1990 dhe në Kushtetutën e 7 shtatorit, në Kaçanik, dy muaj më vonë. Ministër i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës u emërua Gjenerali Hajzër Hajzeraj, kuadër me përvojë në Armatën Jugosllave. Ministri u bëri thirrje ushtarakëve shqiptarë, si dhe disa kuadrove politikë, me përvojë organizative, të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës. Ishte kohë errëtake e vitit 1991.

Burra dhe djemë atdhetarë, të gatshëm për t`i shërbyer Atdheut, Kosovës, pavarësisht pasojave, në pjesën më të madhe, u gjegjën, për t`u vënë në shërbim të mbrojtjes, të luftës për liri. Përgjatë këtij organizimi, me shtrirje anekënd Kosovës, nisma konspirative, nuk mund t`i shpëtonte përgjimit të kudoshëm të pushtuesit serbo-sllav. Goditja ishte drastike. Përndjekjet, burgosjet, dënimet ndaj ushtarakëve dhe veprimtarëve politikë, u shtrinë gjithandej Kosovës, duke përfshirë edhe kreun e këtij organizimi, Gjeneral Hajzeraj.

Për t`i shpëtuar kësaj goditjeje, disa nga oficerët ushtarakë dhe veprimtarë politikë, të lidhur me ata, morën arratinë për në Shqipëri dhe Evropë. Por, ideja e riorganizimit ushtarak, nuk u shua për asnjë çast. Ata, ushtarakët, fillimimisht, do të trajtoheshin modestistisht, materialisht, nga Fondi shtetëror i Kosovës, i shprehur në 3 %-in obligativ, për të gjithë të punësuarit, brenda dhe jashtë Kosovës. Me kalimin e kohës, çështjen ekonomike do ta zgjidhnin në mënyrë vetanake, duke u punësuar në shtetet e Evropës, për të mos qenë barrë e financave për Kosovën.