Gabimi në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës” nuk është i yni!

0
204

Këto ditë doli në media se në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës ”është bërë një gabim te vendbanimi Vërban i komunës së Vitisë, ku në një vend thuhet se “është i banuar me popullatë serbe”. E vërteta është se bëhet fjalë jo për këtë vendbanim, por për vendbanimin Vërbovc të po kësaj komune. Redaksia e gjeografisë sociale nuk e ka përfshirë në “Fjalor” zërin “Vërban”. Ky vendbanim nuk është as në “Fjalësin e zërave”; në këtë “Fjalës” është zëri “Vërbovc” (nr. i zërit 5779).

Dëshiroj ta njoftoj opinionin se si redaktor i fushës e kam dorëzuar dorëshkrimin për vendbanimin Vërbovc me datë 15.07.2015 dhe të plotësuar me datë 17.11.2015, në adresë të kryeredaktorit Mehmet Kraja.

Në tekstin për punë, për përdorim të brendshëm të nëntorit 2016 është zëri me emrin Vërbovci, ndërsa në “Fjalor” ka dalë zëri “Vërbani”. Çka ka ndodhur te Kryeredaktori dhe në Redaksinë Qendrore, unë nuk mund ta di. Atje le të sqarohet gabimi.

Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Ramadani,

Redaktor i fushës së Gjeografisë sociale