Fundi i zgjedhjeve lokale: Kjo është radhitja e partive në bazë të numrit të komunave të fituara

0
216

Lista Srpska ka fituar më së shumti komuna në zgjedhjet lokale. Gjithsejtë 9. Pas Sprskas vjen LDK me 8 komuna. Partia e Ramush Haradinajt udhëheq me 7 komuna derisa PDK ka pushtetin vetëm në pesë komuna të vogla. NISMA e AKR udhëheqin me nga një komunë. Express sjell rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.
Lista Srpska ka fituar nëntë komuna përfshirë edhe Kllokotin në ruandin e dytë. Srpska, në raundin e parë, ka fituar pa balotazh Leposaviqin, Novovërdën, Shtërpcen, Zubin Potokun, Zvecanin, Gracanicën, Ranillugun, Parteshin ndërkohë që në Kllokot do të ketë balotazh.

Ndërkohë, LDK ka fituar në tetë komuna. Në raundin e dytë ka fituar në Gjilan, Podujevë, Vushtrri e Istogun. Në raundin e parë, LDK kishte fituar në Lipjan, Fushë Kosovë, Viti e Pejë.

PDK, ndërkaq, ka fituar pesë komuna. Në raundin e parë, Partia e Kadri Veselit kishte fituar vetëm një komunë, në Drenas. Kurse, në raundin e dytë, ka fituar në Dragash, Ferizaj, Kaçanik e Shtime.

Partia e Albin Kurtit nuk kishte fituar asnjë komunë në raundin e parë derisa tash ka tri komuna. Udhëheq me Kamenicën, Prizrenin dhe ka gjasa të marrë edhe Prishtinën.

Partia fituese e zgjedhjeve është AAK e cila aktualisht udhëheq në shtatë komuna. Pa balotazh pati fituar në Deçan e Junik derisa në raundin e dytë ka fituar në Obiliq, Suharekë, Klinë, Gjakovë, e Rahovec.

Partia e Fatmir Limajt e ka mbajtur Malishevën. Në raundin e dytë kishte shkuar me PDK’në derisa sot u rikonfirmua Ragip Begaj për Kryetar edhe për një mandat.

Sidoqoftë, AKR e Behgjet Pacollit arriti të mbajë një komunën nën pushtetin e saj. Edhe katër vitet e ardhshme do të jetë Agim Bahtiri, i cili fitoi përballë Valdete Idrizit të PDK’së.