Frizeri me famë ndërkombëtarë Vedat Sulemanov nga Maqedoniae Veriut pjesë e rubrikës «Bardh e Zi » në portalin Syri.tv

0
409

SYRI.TV: Përshëndetje Vedat Sulemanov mir se na erdhët në rubrikën «Bardh e Zi»  te portalit Syri.tv nga Mërgata,  faleminderit që pranuat ftesën për të qen pjese e jona ?

Vedat Sulemanova: Përshëndetje dhe për ju kënaqësia e imja të jem pjesë e pyetjeve tuaja në rubrikën «Bardh e Zi» te portalit Syri.tv.

SYRI.TV:  Cila është biografia e Vedat sulemanov , ju lutemi na flisni pak për veten tuaj ?

Vedat Sulemanova: Quhem Vedat Sulemanov i lindur 26.08.1988 në Shkup, shkollimin fillor kam mbarur në Shkup dhe prej asaj kohe jam shpërngul në Zvicër qyteti Sion, aty kam vazhduar shkollimin dhe kurse te ndryshme që kanë të bëjnë me profesionin e tanishëm. Kam jetuar dhe vepruar një kohë të gjatë në vite aty, dhe jam falënderues për at vend që mora hapat e para të suksesit në karrierë..

SYRI.TV: Si filloj rrugëtimi juaj si frizer?

Vedat Sulemanova: Rrugëtimi s’ishte i lehtë por dëshira ka qen shumë e madhe, me punë arrihet gjithçka.

SYRI.TV: E keni trashëguar nga familja apo je i vetmi në familjen tuaj frizer ?

Vedat Sulemanova: Në familje ka pas shumë punë dhe profesione të dobishme për trashëgimi, por un jam i vetmi që zgjodha këtë profesion.

SYRI.TV: Ku gjendet lokali juaj si i famshëm ?

Vedat Sulemanova: Aktualisht jam në Shkup aty ku ishte ëndrra ime si i vogël, kam sallon dhe në Zvicër .. Të gjitha mbajnë emër  me inicialet e mia V.S .. Kam shumë plane në të ardhmen për zgjerim

SYRI.TV: Sa është kënaqësi për të punuar me personalitet publike,  Vipa, artistë , politikan etj. ?

Vedat Sulemanova: Kënaqësia është shumë e madhe, me ardhjen e tyre e shoh vetën ku jam, mirëpo puna është e njëjtë për të gjithë.

SYRI.TV: Me çka je duke u ballafaquar kohën e fundit si frizer me famë ndërkombëtare?

Vedat Sulemanova: PUN si gjithë edhe pse kohë pandemie në gjithë botën, ka ndikua tek te gjithë kjo ne aspektin material por ne s’kemi të ndalur.

SYRI.TV: Çka afron salloni i bukurisë për meshkuj «TE VEDATI »  klientëve të vet ?

Vedat Sulemanova: Ne jemi gjithë në hap me kohën, ofrojmë të gjitha trendët e fundit lidhur me profesionin, të gjitha llojet e qethjeve, po ashtu dhe qethje me zjarr të flokëve mjekrës, të gjitha tretmanët për fytyrë , të gjitha llojet e maskave, shatir, ngjyrosje etj…

SYRI.TV: Sa jeni të kënaqur me biznesin tuaj ?

Vedat Sulemanova: Pas çdo pune që bahet me dëshirë dhe kënaqësi nuk mungon as rezultati ..

SYRI.TV: Ju jeni  i kërkuar nga gjithë moshat  dhe personalitet publike cili është suksesi i juaj qe ju bën që klientët e juaj për t’ju kërkuar ?

Vedat Sulemanova: PUNA, PËRKUSHTIMI DASHURIA, SUKSESI.

SYRI.TV: Ju jeni shpallur frizeri më i mirë në rajonin tuaj si dhe në Zvicër dhe jeni frizer me famë ndërkombëtare, cilat janë ndjenjat e tuaja?

Vedat Sulemanova: Ndjenja që nuk përshkruhen, emocione të shumta për çdo arritje ..

SYRI.TV: Krahas Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, a planifikoni të zgjeroni rrethin në ndonjë vend tjetër si frizer ?

Vedat Sulemanova: Po shumë shpejtë jam në bisedime..

SYRI.TV: Cilët janë kriteret e një frizerit per ti qen i suksesshëm me famë si qe jeni ju z. Vedat?

Vedat Sulemanova: Ka kritere të shumta por përgjigjja është PUN dhe vetëm PUN.

SYRI.TV: Jemi në një situatë alarmante ku gjithë bota është prekur nga një virus i quajtur Covid-19, sa ka ndikuar ky Covid-19 në biznesin tuaj?

Vedat  Sulemanova: Ka ndikua shumë në aspektin emocional dhe në atë shpirtëror pasi që ka marr dhe shumë jetë të moshave të ndryshme, por patjetër se është diçka e pazakontë për njerëzimin ndikimet janë të mëdha në punë dhe në jetë.

SYRI.TV: Si frizer që jeni i kërkuar shumë, keni hasur në paragjykime ndonjëherë ?

Vedat Sulemanova: Nga dashuria klientëve jam këtu ku jam sot, paragjykimet janë pozitive sepse ai i cili ka qëllime për një të ardhme vazhdon karvanin dhe sukseset pa diskutim janë edhe rezultat.

SYRI.TV: Si kur të mos ishte Vedat Sulemanova frizer me famë si do ta takonim ne sot ?

Vedat Sulemanova: Patjetër ishim taku, ndoshta në profesion tjetër ..

SYRI.TV: Sa jeni të kënaqur me numrin e klientëve ditorë ?

Vedat Sulemanova: Nr klientëve gjithherë është i mjaftueshëm, normal sezoni verës asht më i ngarkuar..

SYRI.TV: Si është jeta e një frizerit me famë ndërkombëtare në Maqedoni të Veriut?

Vedat Sulemanova: Të ardhurat dhe përfitimet nuk janë të njëjta krahasuar me vendet tjera, po dashuria për vendlindje është e madhe.

SYRI.TV: Sa ju përkrahin institucionet komunale në këtë drejtim më qe vizitoheni dhe nga politikanë ?

Vedat Sulemanova: Nuk kemi pas përkrahje në aspektin material, po kemi marr mirënjohje të shumta që na bëjnë krenar.

SYRI.TV: Cilat janë ëndrrat e tuaj për të ardhmen , çka presim nga ju?

Vedat Sulemanova: ANDRRA të shumta, por ja lamë kohës.

SYRI.TV: A ka pasur momente që i ke rënë pishman që ke nisur  këtë biznes?

Vedat Sulemanova: Jo asnjëherë.

SYRI.TV: Cili ka qenë viti më i suksesshëm për ju si frizer ?

Vedat Sulemanova: Kam shumë suksese të korrura ndër vite, e gjithë koha për mu sukses .

SYRI.TV: Më kë jeton frizer me famë ndërkombëtare në Maqedoni?

Vedat Sulemanova: FAMILJEN

SYRI.TV: Sa është human frizeri Vedat Sulemanova?

Vedat Sulemanova: Aty ku ashtë nevoja SHUM.

SYRI.TV: Çfarë veture vozit Frizeri nga Maqedonia Vedat Sulemanova?

Vedat Sulemanova: Tipit AUDI

SYRI.TV: Vedat  cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit www.Syri.tv dhe për adhuruesit e rubrikës «Bardh e Zi» ?

Vedat Sulemanova: Përshëndetje nga Zemra për ju, dhe të gjithë lexuesit e juaj, mesazhi im mos u dorëzoni asnjëherë me pune, dashuri, përkushtim arrihet gjithçka.

Intervistoi: Arben Mehmeti