Francë, 26 të arrestuar: grupi kriminal terrorizonte Parisin prej kohësh

0
248

Të paktën 26 persona u arrestuan në Paris me akuzat për vjedhje dhe zhvatje. Të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal, ndërsa janë me kombësi dhe nënshtetësi nga ish-republikat sovjetike.

Në një deklaratë thuhet se të dyshuarit janë “anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Francë” dhe se ata u arrestuan në një operacion të përbashkët të kryer nga policia franceze për krime dhe financa, së bashku me zyrtarë të ambasadës gjeorgjiane në Paris, transmeton Rel.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit konfiskuan sasi të mëdha parash, armë zjarri, maska, dokumente të falsifikuara dhe automjete të vjedhura tha ministria.

Qytetarët e Gjeorgjisë, duke përfshirë pesë “shefat e krimit” dhe gjashtë gra ishin ndaluar, njoftuan zyrtarët.