Franca mund t’i rikthehet gjendjes së jashtëzakonshme

0
290

“Nëse do të ketë vrasje në masë, siç përjetuam në momentin e Bataclan (një sallë pariziene e spektakleve ku një komando xhihadiste vrau 90 persona në nëntorin e 2015) është e mundur që do të detyrohemi t’a rivendosim por do të bëjmë të mundur që të vetëmenaxhojmë situata krize. Nëse situata bëhet në ekstrem dramatike, do t’i rikthehemi gjendjes së jashtëzakonshme”, tha ai për televizionin BFMTV, përcjell Atsh.

Ministri shtoi ndër të tjera se me ligjin e ri jemi po aq të mbrojtur. Ligji që kemi hartuar na mundëson menaxhimin e kësaj lloj situate dhe në mënyrë të veçantë për të parandaluar një numër të konsiderueshëm sulmesh.