FOTO/DEPORTIMI I USHTARËVE SHQIPTARË DHE TURQ NË BEOGRAD TË SERBISË

0
947

Ushtarë shqiptarë dhe turq të zënë rob nga ushtria ruso-serbe gjatë luftës së Shkupit dhe Kumanovës në vitin 1912, të cilët u deportuan me trena në burgjet e Serbisë.
Në këtë foto shihen këta ushtarë duke u kaluar nëpër mes Beogradit dhe duke u dërguar nëpër burgje. Njē pjesë e madhe e tyre kishin vdekur, një pjesë torturoheshin, kurse njē pjesë kishte arritur të lirohen.
Në mesin e tyre ishte edhe Idriz Seferi, udhëheqësi i ushtrisë shqiptare që kishte çliruar Shkupin për disa ditë. Ai, më pastaj kishte arritur të lirohet dhe të kthehet në shtëpi, ku edhe kishte vdekur. FR.