FOTO/ Pjesë e Iluminati? Bebe Rexha: Une besoj në…

0
216

Së fundmi, Bebe Rexha është përfshirë në një diskutim me fansat e saj në rrjetet sociale, lidhur me një prej teorive konspirative më të përhapura të viteve të fundit: Iluminati.

Gjithçka ka nisur pas një postimi të Bebe-s ku thotë se ëndërron për një botë ku shiu bie në formë shampanje.

Një fans i ka replikuar duke thënë se kjo është ajo çka dëshiron Iluminati.

Por përgjigja e këngëtares shqiptare ka qenë disi e papritur.

Ajo thotë se të gjithë ata që besojnë te Iluminati janë budallenj.

“Më vjen keq. Kushdo që beson te Iluminati është budalla. Mjaft më pyetët nëse jam pjesë e tyre. Dhe nëse do të isha, a do ju tregoja? Unë besoj në Zot. Por ju sërish do të spekuloni”, shkruan këngëtarja.

Më tej ajo thotë se nëse Iluminati është i vërtetë dhe një ditë i kërkojnë të bëhet pjesë e tyre, Bebe do të mallkojë të gjithë ata që e kanë akuzuar se është aktualisht pjesë e organizatës sekrete për të cilën spekulohet se manipulon fatet e botës.

Bebe e mbyll me shaka: “Po iki në plazh. Faleminderit Iluminati që ma pagoi”.