FOTO/ Mediat maqedonase njoftojnë vdekjen e babait të Adelina Tahirit, reagon këngëtarja

0
306

Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri është mjaft e përfolur jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në mediat maqedonase.

Së fundmi, një nga portalet më të njohura në Maqedoni ka publikuar një shkrim për këngëtaren shqiptare, me titullin “Adelina Tahiri me mesazh emocionues për babanë e ndjerë”.

Për shkrimin e këtij artikulli, mediat maqedonase u mbështetën në disa fjalë emocionuese që Adelina ia dedikoi pak ditë më parë babait të saj.

Por si informacion, ky lajm është tërësisht i pavërtetë, kjo për faktin se babai i këngëtares është gjallë, dhe nuk ka vdekur.

E tmerruar nga ajo që pa, Tahiri reagoi rreth këtij shkrimi, duke publikuar një fotografi në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka sqaruar se babai i saj është gjallë, ndërsa ka bërë thirrje që të bëhet kujdes maksimal në shkrime të tilla.

“Tmerr!!!! Babi im është gjallë, shëndosh dhe mirë!!!! Informohuni më mirë, nuk është në pyetje një thashethem po është në pyetje vdekja për babanë tim. Turp dhe tmerr për mos-informacionin tuaj dhe pa-informimin tuaj” (sic.), ka shkruar në reagimin e saj Adelina.