FOTO/ I riu shqiptar mahnit Austrinë!

0
400

Imagjinata, vëllai dhe aparati fotografik, këto janë tre elementët e zakonshëm që i bëjnë të jashtëzakonshme fotografitë e 23-vjeçarit nga Presheva, Adrian Limani. Adriani nuk është shumë i njohur në Shqipëri, e megjithatë dijeni se ai është i pari shqiptar që ka fituar çmimin “Gold Medal of Excellence”, në Linz të Austrisë.

Me fokusin e përqëndruar te hëna, ai ka mundur të realizojë një set fantastik fotosh. Duke luajtur me iluzionin optik, 23 vjeçari ka sjellë foto që kanë rrëmbyer vëmendjen e yjeve ndërkombëtarë si  Jessie J, Calvin Harris, P. Diddy e Tyrese Gibson. Fotot e tij janë publikuar nga Daily Mail e media të tjera prestigjoze jashtë vendit.

Fotografi duhet të sfidojë ligjet e probabilitetit apo madje të të mundshmes; në rastin ekstrem, ai duhet të sfidojë ato të interesantes: një fotografi bëhet “befasuese” kur nuk e dimë pse është bërë…

Fillimisht, fotografia, për të befasuar fotografon të veçantën; po shumë shpejt, sipas një inversioni të njohur, shpall të veçantë çfarëdo që fotografon. Pastaj “gjithçka e çfarëdo” bëhet maja e vlerës së sofistikuar. Ky ishte koncepti i filozofit dhe kritikut më të madh të shekullit XX, Roland Barthes për fotografinë.

E se çfarë do të thotë sofistikim, e veçantë, befasuese, interesante  në një foto e mësojmë përmes talentit të 23 vjeçarit nga Presheva. Në një rrëfim të veçantë Limani tregon dicka më shumë për fotografinë dhe lidhjen e tij me hënën.