FOTO/ Humbi bastin 1000 dollarë me Bebe Rexhën, këngëtarja shqiptare e la pa fjalë

0
236

Ka mbi 2 milion fansa në rrjetin social «Facebook» e çdokush prej atyre që komentojnë do donte që Bebe Rexha t’i kthente përgjigje, megjithatë nuk ndodh shpesh kjo që ka ndodhur së fundmi.

Një fans i këngëtares shqiptare me famë botërore ka shkruar në një postim të saj, se vë bast 1000 dollarë, që ajo nuk do i kthejë komentin, por Bebe e ka pikasur komentin e tij dhe jo vetëm, që i ka kthyer përgjigje, por edhe e ka lënë pa fjalë.

“Kush i merr ato 1000 dollarët?”, shkruan Bebe ndërsa fansi është zhdukur nga hapësira e komenteve, ndërkohë që këngëtares i kanë komentuar qindra fansa të tjerë