Foto e rrallë, kështu dukeshin Adelina Ismaili, Adelina Thaçi, Shkurte Fejza, Edona e Cima

0
716

Vitet kalojnë megjithatë janë kujtimet ato që gjithmonë mbesin.
Që nga fillimet e karrierës së tyre e deri më sot shumë yje të njohura kanë ndyrshuar shumë në pamjen e tyre, transmeton Gazeta Express. Së fundmi është publikuar një fotografi shumë e rrallë e cila duket se është realizuar shumë vite më parë në një prapaskenë të një koncerti në Gostivar. Në këtë fotografi shihen së bashku disa nga emrat më të njohur të estradës shqiptare si Adelina Ismjali, Adelina Thaçi, Leonora Poloska, Shkurte Fejza, Violetë Kukaj-Retkoceri, Violeta Kajtazi, Edona Llalloshi si dhe humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima.

Përmes kësaj fotografie mund të shihni se sa shumë kanë ndryshuar artistët.

Për dallim nga këngëtaret tjera, Leonora Poloska dhe Adelina Thaçi ka kohë që nuk janë aktive në skenën muzikore./Gazeta Express/