Foto e rrallë, kështu dukej Adelina Ismaili kur u shpall Miss Kosova!

0
323

Adelina Ismailin të gjithë e njohim si ‘diva’ e muzikës shqiptare, epitet të cilin me aq fanatizëm e ruan edhe tani që nuk është pjesë e tregut muzikor.

Me një fjalë, këngëtarja ka kohë prej se është shkëputur plotëisht nga muzika, por nuk janë të pakta gjurmët artistike të cilat i la në artin mbarë shqiptar, shkruan Kosovarja.

Për të lënë anash paksa karrierën,si prioritet i përhershëm i Adelinës, kësaj radhe do të ndalemi tek pamja e saj e veçantë e rreshtuar në grupin e femrave më të bukura shqiptare.

Bile, këtij cilësimi, i dha vulë edhe kurora e më të bukurës kosovare në vitin 1997, që nuk kishte kujt t’i takonte tjetër pos Adelina Ismailit.

Mbase, shumë prej jush mund t’a keni akoma të freskët fytyrën pa defekte të Adelinës, por ndoshta shumë të tjerë nuk i takonin kësaj periudhe kur diva mori titullin si më e bukura.

Prandaj, Kosovarja ju rikujton edhe njëherë, si argument se vërtetë e tillë ishte dhe ka mbetur ani pse tashmë si nënë.

Uliksi i vogël dhe bashkëshorti Vali, pafije dyshimi duhet të ndihen krenar së kanë një fëmër të tillë, për nënë e grua.