FOTO/ E lidhur me zinxhirë në bodrum, policia çliron pas 10 vitesh gruan e re

0
256

Aloisio Francesco Rosario Giordano, 52 vjeç, ra në prangat e Policisë italiane pasi akuzohet për rrëmbimin e një 29-vjeçare dhe një serie abuzimi ndaj saj.

Siç shkruajnë mediat, personi qe shihni ne foton me poshtë e ka mbajtur të burgosur një grua rumune në një bodrum për dhjetë vite, duke e torturuar, përdhunuar dhe detyruar të lindte dy nga fëmijët e tij.

Nuk është hera e parë që Giordano është akuzuar për krime të tilla, pasi ai ishte burgosur në vitin 1995 për rrëmbimin, përdhunimin dhe torturimin e një gruaje tjetër. Ai qëndroi në burg për vetëm pesë vjet, pasi u lirua për sjellje të mirë.

Pas rifitimit të lirisë së tij, u kthye në shtëpi për t’u kujdesur për bashkëshorten e tij të sëmurë dhe dy fëmijët, duke punësuar një rumune, atëherë 19-vjeçare, e cila do të bëhej viktima e tij e dytë.

Kur gruaja e tij vdiq, policia tha se Giordano i ofroi mbështetjen e kujdestarit dhe një vend për të qëndruar vajzës rumune, por më pas e mbylli atë në një bodrum, ku ajo ka kaluar dhjetë vite të jetës, e lidhur me zinxhirë, në një dhomë të ndotur, të mbushur me minj dhe insekte, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike.

Ajo ishte rrahur, torturuar dhe dhunuar vazhdimisht. Ka lindur dy fëmijë nga Giordano, një djalë, tani nëntë vjeç, dhe një vajzë tani trevjeçare. Fëmijët u detyruan të shikojnë se si Giordano abuzonte me nënën e tyre, sipas Policisë, dhe djali detyrohej të merrte pjesë në torturimin e saj, ose do të rrihej edhe ai prej të atit. Tualeti ishte një kovë plastike e vendosur nën një karrige druri.