Ford Focus u nda përgjysmë gjatë përplasjes, shoferi u largua pa gjurmë (Foto)

0
233

Shoferi i paemëruar dhe shoqëruesi tij, janë larguar pa gjurmë, pas përplasjes së Ford Focus në një stacionin autobusëve që ndodhet në Lancanshire të Anglisë.

Makina sportive që u nda në gjysmë, besohet se po lëvizte me mbi 100 kilometra në orë, kur humbi kontrollin dhe shkaktoi aksident, transmeton Telegrafi.Megjithëse dëmtoi në tërësi stacionin e vogël dhe veturën, nuk është shkaktuar ndonjë lëndim në njerëz.

Forcat e rendit po kërkojnë të rinjtë që shpëtuan të pa lënduar, por u larguan pa gjurmë në mënyrë misterioze. /Telegrafi/