Forca të shumta të KFOR -it në veri

0
243

Serbët e Kosovës kanë filluar protestën kundër taksës 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Protesta e tyre është zhvendosur nga qendra e veriut, për në Rudarë të Zveqanit. Në po këtë fshat, në gjendje gatishmërie po qëndron edhe KFOR-.

Kjo protestë ka filluar rreth orës 12:00, dhe vjen si reagim pas rritjes së taksës së importit në 100 %, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, për mallrat e Serbisë.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë pas një takimi që serbët e Kosovës kanë pasur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se përfaqësuesit serbë e kanë informuar Vuçiqin se ata nuk do të jenë “vëzhgues të heshtur” ndaj masave të vëna nga Prishtina zyrtare.