Flija në Durrës, me shijen më fantastike!

0
571

Flija është simbol i parë i kulturës ushqimore në kuzhinën shqiptare.

Sot shija e saj njihet nëpër shumë vende të botës, por çuditërisht në Durrës nuk më kishte rënë asnjëherë në sy, edhe pse shumë mërgimtarë nga Kosova pushojnë në Durrës për të qenë në plazh e po ashtu afër Kosovës.

U nisa para dy dite që të takoja një mike kroate dhe po mendoja se ku mundë të darkonim dhe çfarë mundë të flisja për kulturën tonë. Në këto mendime më ra në sy një tepsi me fli në xhamat e pastër si kristali te Qebaptore Peja.

Kjo fli më gjeti zgjidhje si me magji. Aty darkuam fli të servuar me një salcë që përmbante edhe speca turrshi.

Mora shumë komplimente për flinë nga mikja ime kroate, po vërtetë ishte një fli e gatuar pastër e me një shije origjinal të bërë nga zemra dhe me saqë.

I tregova se bekimi ynë i ushqimit janë fjalët: zot shtoje bereqetin, ju bëftë mirë, dhe në fund : u shtroftë për gëzim !

Flija në Durrës gjendet në dy lokalet e Qebaptore Peja ..

Përveç se do të ju duket e mrekullueshme të merrni me vete nën çadrën e plazhit, ju do ta merrni tutje me vete në mërgim si kujtimin më idilik, flinë.

Në këto dy lokale mundë të shijoni edhe ushqime nga kulturat ndërkombëtare por gjithsesi dominon shija amtare.

Dy vëllezërit kuzhinier ofrojnë ushqime shumë vitaminoze për pushimet verore, me bujari dhe buzëqeshje prore. «Kur janë të lumtur mysafirët , kjo na bën të lumtur edhe ne», shprehen të dy, vëllezërit Durim dhe Fisnik Kaliqani dhe kodin e mikpritjes njerëzore ua lexon në sy.

A ka emocion me të veçantë se sa në plazh të drekosh me fli, Faleminderit Qebaptore Peja për këso befasi!

Gjithsesi me ca rende fli do të nisemi rrugës së mërgimit sepse flia ka bekimin e lokeve, me dashuri .

Hava Kurti Krasniqi