Flet babai i gruas që u vra nga burri në Skenderaj, tregon pse është në ankth për vajzën tjetër

0
249

Plagosja e tyre ka ndodhur në rrugë pak metra më poshtë shtëpisë së tyre, rreth gjysmë orë pas ngjarjes në Radishevë.

Express ka qëndruar edhe në oborrin e shtëpisë së qiftit.

Dy motrat e Dritonit, dhe vëllai i tij, kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të mbrëmjes.

Sipas tyre ata kanë lajmëruar se do të dilnin për të blerë diçka, duke lënë fëmijët e tyre brenda në shtëpi. Pasi kishin dal në rrugë, pak metra më larg, ishte shfaqur Xhevdeti, i cili besohet ti ketë lënë të plagosur që të dytë në rrugë. Një qytetar thuhet ti ketë marr të dytë në furgonin e tij, për ti dërguar në spitalin e Skenderajt.

“Në shtëpi të vetë kanë qenë, kanë dal bashkë me ble harxh për shtëpi, vëllai më pas ka pas më shku në punë, ka punu në Mitrovicë në Kasino, rrugës teposhtë ka ndodh ngjarja. Ai ka thënë po shkoj pe marrim do harxh, tani me shku për punë, u dal i ka ra, çka ka ndodh ne nuk e dimë”, ka thënë shkurt motra e tij.

Familjaret e të plagosurave thonë se nuk kanë dëgjuar të shtënat, ndonëse ato ndodhën shumë afër shtëpisë së tyre.

Ata kanë folur edhe për gjendjen shëndetësore të Dritonit dhe Fitores 28 vjeçe, prindër të tre fëmijëve.

“Ne përditë jemi në spital tek ta, po ata nuk flasin, janë pavetëdije, janë të shtruar në intensivë, mjekët nuk po na lënë me hy me i pa”

“Ne s’kemi pas probleme, vëllai jon ka qenë i urtë, mos me pas qenë nuk ish kon sot i plagosur”, ka përfunduar motra e Dritonit.

Dorasi Xhevdet Tahiri, tashmë është në paraburgim dhe sipas raportimeve të mediave ai tashmë e ka pranuar se e ka kryer aktin.

Ndërkohë, prokurorja e rastit, Zejnije Kela nuk ka pranuar të flas për shkaqet që çuan deri të kjo vrasje, duke thënë se rasti është ende nën hetime.

Sipas Policisë, gjatë 2017’ës janë kryer 24 vrasje në Kosovë. Në 4 prej këtyre rasteve, viktima janë femra – gra të cilat u ekzekutuan nga burrat e tyre.

“Gjate këtij viti numri i vrasjeve, ku viktimat kane qene te gjinisë femërore janë: 4 raste (raste te përgjithshme te vrasjeve janë 24 raste janar-nëntor 2017)”, thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, shakataret e vërtetë të vrasjeve mund të dalin vetëm pasi te kryhen procedurat ligjore.

Ndërkohë gjatë nëntëmujorit (janar-shtator) të këtij viti, policia ka iniciuar 951 raste të dhunës në familje në tërë Kosovën.