Fituesi i Prishtinës dihet pas 5-7 ditësh

0
211

Garë e ngushtë u zhvillua sonte në Prishtinë mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit. Në fillim njëri në epërsi pastaj tjetri, por me numërimin e 100 përqindshit të votave, Ahmeti doli para Abrashit me 307 vota. Megjithatë nuk përfundon gjithçka këtu sepse janë edhe 1500 vota që do ta përcaktojnë fituesin.
Shpend Ahmeti doli i pari në rundin e dytë të zgjedhjeve me epërsi prëj 307 votave. Kjo nuk ia jep akoma edhe një mandat kandidatit të Vetëvendosjes sepse pesëfishi i numrit të votave që e distancojnë nga Abrashi, nuk është numëruar akoma. Bëhet fjalë për 1500 votat me kusht.

Burime të Gazetës Express në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se për t’u ditur zyrtarisht se kush do ta udhëheq Prishtinën, nevojiten edhe 5 deri në 7 ditë ku do të numërohen votat me kusht.

Shpend Ahmeti fitoi 41.403 vota ose 50.4 për qind të votave, ndërsa Arban Abrashi fitoi 41.096 vota ose 49.6 për qind të votave. /Express/