“Financieri” i Habilajve mbetet në burg

0
324

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për atë që prokurorët e kanë përcaktuar si “financieri” i bandës së Habilajve.

Kjo ishte edhe kërkesa e prokurorëve, të cilët thonë se në përgjimet e palës italiane del se Seitaj komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës.

Në katër operacione antidrogë mes viteve 2012 dhe 2014 del edhe emri i tij, thonë prokurorët.

Sipas organit të akuzës, kjo del në materialet shtesë të dërguara nga pala italiane për Seitajn.