Ferid Berisha i njohur nga lufta me epitetin Komandant Shkupi ka shkruar skenarin e filmit për luftën.

0
205

 

Ky është filmi me ngjarjet 100% reale për Luftën Çlirimtare.

Diasporë e dashur, nëse duam që bota ta vlerësoj me dritën më të lartë vizitkartën tonë atdhetare, e nëse duam që kur të arrijmë, në atdhe, ta ndjejmë lehtë përqafimin e dëshmorëve, që dhanë jetën e vet për lirinë shqiptare, atëhere ky është rasti, të organizohemi e të ndihmojmë Filmin e luftës.

Kemi rastin për ti treguar botës pse luftuam. Rastin për ti treguar botës sa dashuri ka në shpirtin tonë kombėtar.

Sa flijues jemi. Si jemi rritur. Vetëm duke i vu në pah, ngjarjet reale të luftës, do ta gëzojm vehten. Nëse i lëmë të vërtetat ndër hije atehere ndër hijet e mureve që ndajn atdheun, nuk lulëzon jeta për ne. Vetëm ajo që jepet për Atdheun, ajo mbetet e jona, ajo që lulëzon. Ne jemi mirë në diasporė, por ndjenjën e Atdheut, bota s’na e zëvendëson. Këtë Film do ta shikojm me lot, e di. Por me krenari. Për këtë Film z.Ferid Berisha dhe bashkëluftëtari i tij gjerman i cili lufoi për çlirimin e Kosovës, z.Roland Bartetcko , janë shprehur edhe publikisht. Ata që njohin Komandant Shkupin e dinë se ky Film ka për ta habitur botën me faktet më reale të luftës sonë nė mbrojtjen e Atdheut.

Ky Film është Përmendorja më e gjallë që po u ndërtojmë Dëshmorëve. Ata luftuan nga beteja në betejë. Të uritur, të etur. Të mërzitur e të përballuar vdekjen.

Mbështetja e këtij Filmi është Misioni më i shenjtë Kombtar. Ky Film na bashkon. Është krenari e jona.

Të bëhemi bashkë, ta mbështesim Filmim e Luftës, ky është obligimi ynë ndaj Dëshmorëve, ndaj Atdheut.

Komandant Shkupi e ka vështirë ti mbaj lotët kur flet për shokët e rënë.

Në shpirtin e tij prej atdhetari jetojnë fjalët e shenjta të bashkëluftëtarit të rënë: << sa ditë e bukur sot për ti falur jetën vatanit >> Ky Film e ngjallë Zërin e Dëshmorëve. Ky Film u tregon gjeneratave të reja kush jemi dhe pse ikëm prej Atdheut.

Ky Film është një grusht kundër asimilimit. Ky Film shëron edhe shpirtin tonë. Plagët tona i shëron e vërteta.

Sa mundësi e madhërishme të bëjmë më të mirën për vehten, për Dëshmorët, Luftëtarët, duke e mdihmuar Filmin e Luftës Çlirimtare. Ky Film do të jete një Hymn Shqiptar. Gjithmonë kemi qenë së bashku dhe solidarë.Vëllezërish ia kemi dalë.

Filmi ynë është drita e shenjtë e Amanetit i cili lexohej në rrudhat e të parëve tanë,është loti i Nënave. Është mbijetsa jonë që na mban krenar. Urime Festa e Flamurit Shqipëtar!