Fejohet Adelina, tregon unazën nga diamanti

0
234

Ajo është njëra ndër këngëtaret më seksi të estradës

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Adelina Tahiri e cila pak orë më parë ka zbuluar për të gjithë fansat e saj se ajo i ka thënë «PO» të dashurit të saj biznesmen.

Adelina këtë e kishte bërë të ditur përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Këngëtarja seksi kishte publikuar një unazë diamanti ku në mbishkrim ka treguar se i ka thënë po dashurisë së jetës së saj.

«I said YES», kishte shkruar Adelina, ndërkohë që ka marrë urime të shumta nga fansat e saj.

«Urime Fejesa Adelina gjithmone qofsh e lumtur me fati e jetës», «Urime zemra jeme qofshi të lumtur gjatë gjithë jetës sepse ti meriton lumturinë e gjithë Botës», «Urime e bukura Adelinë», ishin disa nga urimet që i kanë lënë fansat.

Kujtojmë se deri më tani Adelina ende nuk e ka zbuluar të dashurin e saj./Gazeta Express/