FATI I TË PAGJETURVE NË DUAR TË SERBISË

0
214

Edhe 18 vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, 1,654 persona konsiderohen të pagjetur.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe familjarë të personave që mungojnë, konsiderojnë se moszbardhja e fatit të të zhdukurve po ndodh për shkak të neglizhencës së autoriteteve vendore dhe atyre ndërkombëtare për t’i bërë presion Serbisë.

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, njëherësh kryetar i Qendrës Burime për Personat e Zhdukur, thotë për Radion Evropa e Lirë, se angazhimet në këtë drejtim nuk kanë munguar as gjatë këtij viti, por që rezultatet janë të pakta.

Ai thotë se për zgjidhjen e këtij problemi, vazhdimisht ka munguar vullneti politik i institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare:

“Adresa kryesore për zbardhjen e fatit të të pagjeturve është në Serbi. Por, Serbinë duhet ta shtyjë faktori ndërkombëtar, faj më pak nuk kanë as udhëheqësit kosovarë, të cilët nuk e shtyjnë sa duhet procesin”.

Ndryshe, tash e 18 vjet, Shaip Ramabaja, nga fshati Hajvali i Komunës së Prishtinës, kërkon një lajm për djalin e tij, Bashkimin 27 vjeçar, të zhdukur nga 22 prilli i vitin 1999./insajderi