Evertoni i gatshëm të paguajë për Andre Silvan

0
207

Everton është vënë pas sulmuesit të Milanit, Andre Silva dhe oferta është afër.

Sipas Quotidiano Sportivo, Milani është i gatshëm që ta shes sulmuesin i cili nuk ka shënuar gol në 12 ndeshje sa është aktivizuar

Rossonerët janë të gatshëm ta shesin lojtarin për 40 milionë euro.

Me këtë shitje Milani do të përfitonte dy milionë euro.

Ai erdhi nga Porto si një transferim i madh, por që nuk ka arritur të tregojë vetën.

Everton sapo ka nënshkruar me Cenk Tosunin nga Besiktasin.

Klubi nga Liverpooli edhe pse u përforcua shumë në verë, nuk ka arritur të ketë  sukses. /Telegrafi/