Eurodeputetja gjermane komenton akuzat serbe ndaj Kurtit, tregon një detaj për gjykatësin që udhëhoqi operacionin në veri

0
591

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar akuzat e palës serbe ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se po bën shou me aksionet në veri të Kosovës dhe se këtë po e bën në kohën e zgjedhjeve.

Në një intervistë nga eurodeputetja gjermane ka thënë se aksioni i fundit që u perceptua si një aktivitet parazgjedhor, u përdor për të rritur tensionet. Por, sipas saj, aksioni i fundit i zhvilluar në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë veriun, kundër kontrabandës, ishte i koordinuar me KFOR-in.