Euro vijon të dobësojë pozitat ndaj lekut

0
210

Në tregun e brendshëm valutor, të hënën monedha vendase lek ka humbur pikë ndaj dollarit dhe ka fituar në këmbim me euron.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane ka fituar 0.33 lekë duke u këmbyer me 109.51 lekë. Ndërsa euro këmbehet me 124.69 lekë ose 0.24 lekë më pak se në fund javë.

Aktorët e tregut bëjnë të ditur se, luhatjet e këmbimit valutor janë të pritshme tashmë pas sezonit turistik por sipas tyre, moti i mirë po favorizon fluksin e turistëve duke ndikuar edhe në forcimin e pozitave të lekut ndaj monedhës europiane.

Gjithsesi thonë ata, tregu i brendshëm valutor reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe tregjet e huaj, ku dollari amerikan ka forcuar pozitat në këmbim me valutat e tjera.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar amerikan USD 109.51 +0.33

Euro EUR 124.69 -0.24

Poundi britanik GBP 142.58 +0.31

Franga zvicerane CHF 109.02 -0.44

japonez (100) JPY 96.73 -0.06

Dollari australian AUD 78.78 -0.38

Dollari kanadez CAD 83.61 -0.04

Korona suedeze SEK 12.07 -0.05

Lira turke TRY 20.09 +0.13

Denari Maqedonas MKD 2.04 -0.01