Era do hap turneun «Kupa e Botës për Femra 2019”?

0
160

Këngëtarja Era Istrefi po konsiderohet njëra ndër më të pëlqyerat e momentit.

Këngëtarja Era Istrefi ka performuar së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kampionatit Botëror 2018, në Rusi, duke interpretuar këngën përcjellëse të kompeticionit, “Live it up”, por duket se nuk po mjaftohet me kaq dhe dyert e suksesit të saj nuk e kanë ndërmend të mbyllen, shkruan lajmi.net.

Sipas një njoftimi të fundit, thuhet se FIFA ka menduar të përzgjedhë artisten shqiptare si personazhin që do të këndojë në hapjen e “Kupës së Botës për Femra 2019”.

Lajmi.net e ka kontaktuar nënën e saj për të marrë ndonjë konfirmim në lidhje me këtë çështje por Syzana Tahirsylaj nuk e mohoj por as nuk e pranoj saktësisht se vajza e saj do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”?.

Mirëpo si nënë ajo po vazhdon të mburret me sukseset e vajzës së saj, madje në kohën kur ajo performoi me Will Smith dhe Nicki Jam, Tahirsylaj e ka dhënë një prononcim për lajmi.net nëpërmjet të cilit e ka shprehur gëzimin e sukseseve të vajzës së saj.

”Për nder me te thonë të drejten qetash pak me ka ardh shpirti, jashtëzakonisht më pëlqeu rrushi. Ndoshta është një muaj ditë që flej me idenë që miliarda njerëz njoftohen me Erën për mu është ndjesi teper e madhe, kjo nënkupton qe permes Eres bota njoftohet me nje vend te vogel qe vetem 10 vjet shtet eshte une kete e ndjej dhe e shijoj. I falënderoj te gjithe gazetaret dhe mediat per mbështetjen dhe per krenarine besoj qe e kane ni ne shpirt. I kisha lus qe gjithmonë ti kapin gjanat me shpirt dhe te jene te sinqerte me shkrimet e tyre dhe me vetveten” ishin fjalët e saj.

E nëse do të marrë pjesë apo jo Era në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”? mbetet ta marrim vesh shumë shpejtë.