Ëndrrën që e kishte gjithmonë, Blero ia bën realitet Afronës në New York

0
207

Modelja dhe blogerja e njohur gjithmonë ka pasur ëndërr të realizonte një fotosesion te fotografi i njohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha.
Por, kjo ëndërr iu realizuar vetëm tani dhe kjo nga i fejuari i saj këngëtari i njohur Blero, transmeton Gazeta Express.

Çifti i shumë përfolur ditë më parë kanë udhëtuar drejt Neë Yorkut për pushimin e tyre të radhës.

Por, Blero si një romantik që është, u kujdes që të fejuarës së tij t’ia realizojë këtë ëndërr të kamotshme.

Blero e kishte dërguar Afronën të realizojë këtë fotosesion të Fadili, për të cilën Afrona është shprehur tejet e lumtur.

Kujtojmë se dyshja e njohur ka kohë që janë fejuar, por se kur do ta shohim Afronën me vello të bardhë, mbetët të shihet.