Emri/ “Skifteri” shqiptar bën namin në Londër, ja si tentoi të vrasë dhe dy policë

0
305

Një shqiptar i akuzuar për grabitjen e një biznesi të njohur nuk ka pranuar fajin.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin shqiptar Daniel Muka i cili u paraqit në gjykatë në akuzat në lidhje me vjedhjen e “Diamonds Internacional”, dhe vrasjen në tentativë të dy policëve.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur me 5 tetor, kur i ri shqiptar ka plaçkitur biznesin dhe ka tentuar që të vrasë dy policë gjatë arrestimit. Ai iu drejtua policëve me pistoletë, por fatmirësisht ama nuk ndezi.

Noel Bianco dhe Jason Grima paraqitën akuzat për shqiptarin, por ky i fundit ka refuzuar që të pranojë fajësinë. Gjykata ka urdhëruar që akuzat për Muçen të shqyrtohen më tej.