Emocionuese: Federer nuk i përmbahet lotëve, pensionohet shoku i tij (Video/Foto)

0
347

Karriera individuale e mikut të rinisë së Roger Federer, Marco Chiudinelli i dha fund karrierës së tij në sportin e tenisit, shkruan IndeksOnline.

Legjenda zvicerane, Roger Federer ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të Chiudinellit, ku humbi 2 me 0 në sete (2-6 dhe 6-7), nga Robin Haase në raundin e dytë të “ATP 366”.

Pas mbarimit të ndeshjes, 36-vjeçari u afrua dhe përqafoi familjarët e tij dhe shokun e ngushtë, Roger Federer, por ky i fundit nuk arriti t’i mbante lotët.

“Është normale, ne kemi kaluar shumë kohë së bashku. Unë nuk dua të humbas këtë moment”, ka thënë Federer.

Chiudinelli u befasua nga prania e tifozëve dhe teniserëve të shumtë që kishin ardhur për ta përcjellë ndeshjen e tij të fundit.

“Unë mbeta pa fjalë. Kanë ardhur shumë njerëz të cilët kanë qenë me mua për 17 vite”, ka thënë Chiudinelli.

Zvicërani ka fituar disa tituj mesatar gjatë karrierës së tij. Ai në çmimet e mëdha të tenisit, si Australian Open, French Open, Wimbledon apo US Open, ka shkuar deri në çerekfinale apo në raundin e tretë./IndeksOnline/