Elektorati anti PDK rikthen LDK-në si fituese të zgjedhjeve

0
394

Gecaj: Po synojmë fitore bindëse edhe në nivel qendror
“Kosovës i duhet një stabilitet institucional që mund të ofrohet vetëm nga parti të profilizuara qartë politikisht. Nuk ka ky vend luksin që qeverisjen t’ia lejojë subjekteve eksperimentale politike ku ka më shumë profil klanor dhe interesa financiare, se sa qartësi të orientimit politik”, ka ka thënë politologu Mentor Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në vitin 2014-të për qeverisje të përbashkët, kishte qenë fatal për elektoratin e LDK-së, derisa këta të fundit kishin pësuar humbje. Një koalicion i tillë kishte sjellë pakënaqësi të madhe te votuesit e LDK-së e sidomos ata që këtë parti me vite e mbajnë në zemër. Tash, pas zgjedhjeve lokale, LDK në gjithë vendin ka shënuar ngritje të votave, sidomos në Komunat ku ajo ka fituar bindshëm pa shkuar fare në balotazh. Menjëherë është vërejtur se mos shkuarja në qeverisje me PDK-në ka bërë që kjo parti të dalë fituesja e zgjedhjeve lokale të tetorit.

Elektorati anti PDK

Bajram Gecaj, zyrtar në Lidhjen demokratike të Kosovës, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se është më se e vërtetë, se ka një disponim të përgjithshëm anti PDK në elektoratin e Kosovës.