Efekti BREXIT, ‘Credit Suisse’ ik nga Londra

0
267

Konsorciumi “Credit Suisse Group AG” pas shkurtimit të personelit në Londër po planifikon të lërë një nga zyrat e saj në zonën Canary Wharf si pjesë e një programi për të ulur shpenzimet, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Brenda dy viteve “Credit Suisse” do ta zhvendosë personelin nga kjo zonë në një zyrë më të afërt dhe më të madhe, në sheshin One Cabot.

Huadhënësi zviceran ka rifokusuar menaxhimin e pasurisë dhe tregjet në zhvillim dhe po kërkon të ndajë kapitalin në operacionet që japin fitime më të larta.

Përveç “Credit Suisse” dhe bankat e tjera, duke përfshirë “Barclays Plc” dhe “Citigroup Inc.”, në dy vitet e fundit gjithashtu kanë zvogëluar hapësirat e punës.

Aktualisht ky konsorcium ka mbi 48 mijë të punësuar me një fitim vjetor prej afër tre miliardë 2.5 miliardë euro. /Telegrafi/