Eduard Haljiti pjesë e shkollës FC Alstätteta

0
409

I lindur në Alstättet të Kt. St. Gallen-it, njëmbëdhjetë vjeçar Eduard Haljiti stërvitet me dëshirën e madhe në shkollën e njohur të futbollit «FC Alstätteta» St . Gallenit, me dëshirën dhe synimin që të bëhet i njohur dhe i suksesshëm  në këtë sport futbollit .

Ai ka përkrahjen e familjes dhe gjithë stafit të kësaj shkolle dhe si një djalë 11 vjeçar, nxënës i klasës së pestë në shkollën «Schulhaus Bild» i cili pos që është i mirë në mësime, e ka pasion futbollin dhe frymëzimi më i madh i tij vjen nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe ata ndërkombëtar që sot po na përfaqësojnë nëpër botë.

Haljiti është nxënës i shkollës së futbollit «Fc Alstätteta » të cilët zunë vendin e parë në turnirët Vorarlberg Austri , ai sot bënë pjesë në kategorinë e grupit D , moshave të njëjta të organizuara në pjesën e Zvicrës gjermane.

11 vjeçar deri më tani ka fituar një numër të madh të diplomave dhe disa kupa bashkë me shokët e tij,

 Eduard Haljiti, ka arritur të nisë rrugën e ndjekjes së ëndrrës së tij, falë përkrahjes së madhe që ai e merr nga prindërit, të cilët nuk kursehen asnjëherë, vetëm e vetëm që ai të arrijë majat e suksesit.

Eduardi premton shumë dhe stërvitet me zell zë madh.

 Portali i www.Syri.tv nga Mërgata e Zvicrës Eduardit i dëshiron suksese më tutje në fushën e sporti.

Për portalin www.Syri.tv. nga Alstätteta Arben Mehmeti