E rrallë/ Të ftuarën e zë gjumi në studion televizive, prezantuesi e ‘’turpëron’’ “live”

0
200

E zë gjumi në studion televizive, dhe prezantuesi nuk e lë pa e ndarë me të gjithë këtë gjë. Bëhet fjalë për një të moshuar spanjolle, e cila e ftuar në një shfaqje televizive në kërkim të dashurisë, pa pritur përfundoi në gjumë të thellë.Ndërsa biseda në studio vazhdonte, gruaja as që u shqetësua dhe spektatorët filluan të qeshin. Megjithatë, prezantuesi gjeti një mënyrë të zgjuar për ta zgjuar atë nga gjumi. Pasi fiku dritat e studion, një vajzë e zgjoi lehtësisht gruan.Pensionistja ishte duke shpresuar për të gjetur një partner për ta shoqëruar në pleqërinë e saj duke shkuar në programim popullor të pasdites.Pas zgjimit, gruaja tha se kishte marrë një pilulë natën paraardhëse për të fjetur dhe ajo e kishte dhënë efektin një ditë më vonë, duke rënë pre e gjumit. Prezantuesi tha me shaka: “Ne nuk e dimë nëse jemi dëshmitarë të një vdekjeje tragjike në Tv apo Eloisa (emri i gruas) ka rënë në gjumë të thellë”.