E reja shqiptare hidhet nga ballkoni, mjekët tregojnë fjalët e para që ua tha ajo!

0
382

E vetme në shtëpi, në kushtet e depresionit një vajzë 27-vjeçare nga Lushnja ka tentuar t’i japë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ndërsa Denisa Ziu ka marrë dëmtime të rënda.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe pamjet e pallatit ku jetonte Denisa bashkë me familjen, të gjithë në punë në orarin që e reja ka kryer aktin e rëndë.

Të parët që i kanë ardhur në ndihmë kanë qenë fqinjët, ndërsa mjekët e spitalit të Lushnjes konfirmojnë se nga biseda që kanë pasur më të kanë arritur të mësojnë se vuante prej 10 vitesh nga depresioni.

Aktualisht 27 vjeçarja ndodhet nën kujdesin e tyre në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët thonë se po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.