E pabesueshme: Romela Begaj shpallet kampione bote në peshëngritje

0
288

Sportistja Romela Begaj ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët se fundmi pasi ka rrëmbyer titullin kampione bote në kampionatin botëror të peshëngritjes, të organizuar në SHBA. 31-vjeçarja mori medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë në dygarësh.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes, peshëngritësja shqiptare ngriti 103 kg e  më pas shtoi 2 kg në shtangë, duke e realizuar me sukses  edhe provën e dytë. Në provën e  tretë, Begaj provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se konkurrentja kolumbiane.

Gjatë dygarëshit, edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses. Në provën e dytë, Romela Begaj surprizoi duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Ajo tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli. Burimi: Panorama