E dhimbshme: Ja si vdiq Genti, puntori i Aeroportit të Prishtinës

0
326

Punëtori i IT’së në Aeroportin e Prishtinës, i riu Gent Zymberi po dyshohet se ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak.

Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë nga Policia e Kosovës, megjithatë media merr vesh se rezultatet e para të hetuesisë po çojnë në konstatimin se vdekja e të riut në vendin e tij të punës ka qenë si pasojë e sulmit kardiak.

Në trupin e tij nuk është gjetur asnjë shenjë dhune që mund të çojë në dyshime tjera.

Po ashtu, burime brenda hetuesisë bëjnë të ditur se është marrë vesh se Zymberi kishte shfaqur më parë edhe probleme me tension.

Gent Zymberi u raportua të martën në mëngjes se është gjetur pa shenja jete në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai ishte punëtor në sektorin e IT-së të Aeroportit.

Lajmin për vdekjen e tij e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rast vdekje e dyshimtë është raportuar rreth orës 08:00 të mëngjesit”, kishte thënë zëdhënësja Ahmeti.