E dhimbëshme, 16 vjeçari humbë jetën duke festuar 2018-ën

0
429

Një ngjarje mjaft e rëndë ishte ajo e ndodhur pas mesnate në Sanxhak të Kurbinit, kur një 16-vjecar humbi jetën teksa kishte dalë në tarracë për të plasur fishekzjarrë.

I mituri me inicialet K.Gj, kishte dalë në tarracën e banesës së shtëpisë, për të hedhur fishekzjarrë kur ora sapo kalon 12-ën, dhe mbërrin 1 janari i 2018-ës. Por diçka ka shkuar keq. Ai është vonuar, dhe kur familjarët kanë dalë jashtë e kanë gjetur pa shenja jete në tarracë. Një dëmtim në kokë i mori atij jetën ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur atë se cfarë kishte ndodhur.

Ekspertiza mjek-ligjore është dërguar drejt Tiranës, ku pritet të përcaktohet edhe shkaku i vdekjes. Por nga hetimet paraprake, nisur edhe nga plaga e madhe dhe e thellë që i riu ka në kokë, dyshimet e policisë janë që të jetë qëlluar nga ndonjë plumb qorr, ose të jetë goditur nga shpërthimi i ndonjë fishekzjarri të madh.

Në Shqipëri, qytetarët vijojnë ende të qëllojnë me armë në ajër në natën e ndërrimit të viteve, e ky mund të jetë një rast mjaft tragjik, që përfundoi me vdekjen e 16-vjecarit.