E dashura e re e Majk, vajza e një drejtori të Shpend Ahmetit

0
837

Pas lidhjes së shkurtër e pastaj ndarjes nga Majlinda Zeka, reperi Majk e ka ri-gjetur dashurinë.
Fjala është për bjondinën seksi, Melita Nushi e cila kohëve të fundit po shihet nën shoqëri të reperit të njohur, shkruan lajmi.net

Lajmi.net sipas disa burimeve zbulon se janë në lidhje dhe se ajo është vajza e Muhedin Nushit.

Kujtojmë se Nushi për katër vite të qeverisjes së Shpend Ahmetit ka qenë drejtor i Administratës, ndërsa në kohën kur ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës, Dardan Sejdiu, në vendin tij ishte emëruar Nushi. Ai pritet të rikonfirmohet përsëri si drejtor i Administratës edhe në Qeverinë “Ahmeti 2”./Lajmi.net