Dy vëllime poetike nga z, Fatime Kalimashi: «Largësia mos t’na ndajë» dhe «Dashuri e bekuar».

0
216

Fatime Kalimashi tani më e njohur në Zvicër dhe në vendlindje e cila troket me shkrimet e saja në zemrat e shumë lexueseve e, kësaj radhe paraqitet edhe me dy vëllime duke mos ju mbetur borxh lexuesve në mërgim dhe vendlindje.

Në institutin Albanologjik të Prishtinës në vendlindje morën pjesë adhuruesit e librit e bashkëpunëtorë të autores z. Fatime Kalimashi si dhe përfaqësues dhe adhuruesit e sajë.

Në promovimin e vëllimeve poetike të titulluara: «Largësia mos t’na ndajë» dhe «Dashuri e bekuar», z. Fatime Kalimashi falënderoi të pranishmit për mbështetjen e tyre dhe njëherë vlerësoi përkushtimin e tyre ndaj vlerave artistike dhe kulturore e në veçanti redaktorët e librit Prof. Dr. Salih Bytyqi dhe Prof. Xhemail Peci, recensentët z. Shaqir Foniqi dhe z. Arta Maxhuni dhe Lena Graphics.

Prezent në promovimin e librave të sajë ishin nga vendlindja dhe mërgata e përshtypje në këtë promovim la edhe Shqipe Kryeziu nga Shoqata Humanitare sytë kërkojnë Dritë e cila mbështeti fuqishëm miken Fatime Kalimashi.

Bashkëpunëtores tone i urojmë suksese!

 

Poezi nga Fatime Kalimashi

PA JU…

( Faleminderit miqtë e mi )

 

Pa ju do të isha e vogël

Sa një pikë uji në oqean

Sikur toka, drita e dielli

Vargu poetit u bëftë dritë qielli

 

Pa ju do të isha e pa njohur

Vlerat do t‘i kisha mbajtur peng në shpirt

Me vargjet e poetit zemrën duhet ngrohur

Me ju terrin po e shndërroj në dritë

 

Dhe nata le ta ndriçojë qiellin

Me yje plot në shoqëri me hënën

E ardhmja ju takon fëmijëve

Kjo është lumturia e çdo nëne