Dy ushtritë më të mëdha të NATO-s, pro Ushtrisë së Kosovës

0
170

Serbia, Rusia dhe të disa vendeve anëtare të Këshillit të Sigurisë kanë arritur që të sigurojnë një një mbledhje të jashtëzakonshme në OKB, me synim dënimin e krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Por sapo kanë nisur diskutimet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, që janë edhe dy ushtritë më të mëdha të Natos, kanë dalë haptazi në mbrojtje të vendimit të Kosovës për krijimin e një force ushtarake.
Edhe vendet më të mëdha të Bashkimit Europian ndërkohë kanë dalë po ashtu në mbrojtje të këtij vendimi, pavarësisht nga disa rezerva, për sa i përket momentit të këtij vendimi, por edhe mënyrës së krijimit të saj.
Kështu, veç Britanisë, vendet e tjera të Bashkimit Europian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i dhanë mbështetje Kosovës janë: Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia.
Këto vende deklaruan, se kjo krijimi i ushtrisë është një e drejtë sovrane e Kosovës, por se duhet bërë me transparencë dhe gradualisht në 10 vitet e ardhshme.
Nga ana tjetër kreu i paqeruajtësve të OKB-së, Jean Pierre Lacroix, u rreshtua në zërat kundër duke deklaruar gjatë kësaj mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit se, veprimi i Kosovës ka përkeqësuar qartazi marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas Serbisë, por edhe disa vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurisë në OKB, vendimi i qeverisë së Kosovës për të krijuar një forcë ushtarake është në kundërshtim me rezolutën 1244 që i dha fund luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
I ashpër ndaj ushtrisë së Kosovës ka qenë edhe kreu i OKB, Antonio Guterres. Sipas tij, vetëm KFOR e ka përgjegjësinë për të ruajtur dhe siguruar territorin e vendit.