Dueli për Prishtinën, Ahmeti e Abrashi presin mbështetje nga subjektet e tjera

0
518

Subjektet politike me numër më të vogël votash në zgjedhjet lokale në Komunën e Prishtinës, ende nuk kanë vendosur se cilin subjekt do ta mbështesin në balotazh. Derisa LDK shpreson në mbështetjen e AKR-së dhe PDK-së në balotazh, Vetëvendosje në anën tjetër, këmbëngulë në fitore të sigurt të të sigurt.

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratikë e Kosovës dhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje do të shkojnë në balotazh pas rezultatit të zgjedhjeve për Prishtinën. Njeri nga këta dy në katër vitet e ardhshme do të qeverisë më Prishtinën derisa ketë do ta kenë të mundur vetëm mbështetjen apo koalicion me partitë që kanë fituar më pak vota. Selim Pacolli nga AKR i cili në zgjedhjet e 22 tetorit doli me diku 10 % dhe Lirak Qelaj nga PDK i cili më një rezultat minimal në vota prej rreth 3%, do t`u hynin në punë njërit prej kandidatëve për ta fituar Kryeqytetin.

Selim Pacolli do ta mbështesë njërin prej dy kandidatëve në Prishtinë, nëse bie dakord që të zbatohet plan-programi i partisë së tij AKR. Pacolli, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se do të ulet të bisedojë me Shpend Ahmetin ose Arban Abrashin. Ka thënë se me dy kandidatët do të bisedojë vetëm për programe.

“Ende nuk kam biseduar më asnjërin nga kandidatet për kryetar të Prishtinës dhe mundësitë e mbështetjen janë sepse unë mendoj se do të jem i gatshëm që futem por që personalisht nuk e di se ku do të përfundoj sepse ende nuk kam vendosur sepse kam qenë vetëm kandidat për Prishtinën sepse nuk jam pjesë e strukturave të AKR-së mirëpo besoj se ne do të marrim vendim. Unë kam biseduar më të dy kandidatet por vetëm për ti uruar apo ngjashëm jo për koalicione apo balotazh thjesht biseda miqësore.