‘Dua të ndahem’, fraza që shkaktoi tragjedi/ Polici qëllon të dashurën, vret të atin dhe dy kalimtarë

0
213

Një polic francez ka vrarë tre persona gjatë një debati familjar në një rrugë pranë Parisit, përpara se të vriste veten, shkruan BBC.

E dashura e tij, si dhe nëna e motra e saj, mbetën të plagosura gjatë incidentit, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarcellës.

Personat që kanë mbetur të vrarë mendohet të jenë babai i të dashurës së tij dhe dy kalimtarë të rastësishëm.

Kryebashkiaku i Sarcelles, qytet në veri të Parisit, tha se gruaja i kishte thënë së fundmi policit se donte të ndahej nga ai.

Sipas gazetës Le Monde polici në fillim ka vrarë dy persona me armën e shërbimit.

“Ata ishin banorë të lagjes, i njihja mirë, sepse kam jetuar në këtë rrugë për 10 vjet”, tha kryetari i bashkisë së Sarcellës François Pupponi, duke shtuar se ata nuk kishin lidhje me policin.

31-vjeçari më pas kishte qëlluar me armë mbi fytyrën e të dashurës së tij, teksa ajo ishte në makinë. Ai gjithashtu qëlloi mbi babanë e saj, duke e lënë të vdekur, si dhe mbi nënën dhe motrën e saj përpara se të bënte vetëvrasje. /Tv Klan.