Dritarja e helikopterit amerikan bie në oborr të shkollës, japonezët të zemëruar

0
166

Një pjesë e një helikopteri të ushtrisë amerikane është përplasur në një oborr shkolle në Okinawa të Japonisë, duke ngritur tensionet me banorët lokalë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Metro.
Dritarja e avionit kishte rënë në oborr, duke lënduar lehtë një nxënës. Në ishullin e Okinawas, ushtria amerikane ka prezencën më të madhe në tërë territorin japonez.

Gjatë viteve të kaluara kishin ndodhur një varg krimesh dhe parregullsi të ndryshme, që kishin nxitur banorët të kërkojnë largimin e bazës ushtarake amerikane. Rënia e copës së avionit ka ringjallur këto kërkesa.

Edhe ushtria amerikane e konfirmoi incidentin dhe tha që ai po trajtohet me seriozitet.