Dreshaj pret të ketë edhe një rivotim në Istog

0
190

Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, beson se edhe njëherë do të shkojë në rivotim Komuna e Istogut.

“Unë po dal fitues disa herë. Ka edhe të vdekur që kanë votuar dhe që jam dëmtuar unë”, tha Dreshaj sot në emisionin Imazh në RTK.

Ai tha se ka pasur keqpërdorim të madh të votës dhe për këtë janë të bindur të gjithë.

“Ka pas shumë kërcënime nga të tjerët. Unë votuesit e mi nuk do t’i lë në rrugë, theksoi ai.

Sipas tij ka mbështetje edhe nga të huajt për këtë proces.

“Ka krim të organizuar në këtë proces. Vota është e shenjt”, tha ai.

Ndryshe sipas rezultateve të KQZ- së fituesi i garës për kryetar të Komunës së Istogut është shpallur Haki Rugova.