Drejtësia e dështuar vendore, imponoi Gjykatën Speciale

0
215

«Komandantët» e «Rognerit», listëbërësit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike, gjat dhe pas luftës, kapën majat e pushtetit dhe të shtetit. Shantazhuan, kërcënuan prokurorinë, gjyqësinë, policinë. Bllokuan sistemin gjyqësor. Madje vranë hetuesit specialë të Prokurorisë së Pejës, për çudë, «rastisi» badiguard i një kryetari partie, të akuzuar për krime lufte. Vranë edhe dëshmitarë të mundshëm. Cinikisht, i akuzuari i parë për vrasjen e dëshmitarëve, kërkon «të paktën, Gjykata Speciale të zhvendoset në Kosovë!» Sa fort janë trimëruar pushtetarët!! Kjo gjendje kolapsi të organeve të drejtësisë, solli krijimin e Gjykatës Speciale, si e vetmja mundësi, për të hetuar krimet serike, përgjatë luftës dhe pas saj, të bëra kryesisht ndaj shqiptarëve.

Gjykata Ndërkombëtare ishte, vërtet, tërësisht, politike, të paktën, ndaj shqiptarëve. Vrasës të ngeshëm dhe të shumëfishtë, u dënuan minimalisht, të tjerët u shpallën të pafajshëm!?! Qoftë edhe një vrasje, e bërë me paramendim, ndaj njeriut të pafajshëm, të paktën, meriton dënim të përjetshëm.

Shpresë e vetme, për ta shpëtuar Kosovën, të ngulfatur nga krimi masiv, mbetet Gjykata Speciale, edhe pse nga zhgënjimet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it, në popull ka shumë skepticizëm, mosbesim. «Komandantët» kiminelë janë në ethe, për ta zhbërë këtë Gjykatë, duke kalkuluar se, kinse, godetë «UÇK-në». Tani vrastarët duan të identifikohen me UÇK-në e mirfilltë, atë të FARK-ut, të cilën, e kanë luftuar tmerrësisht e poshtërsisht, duke ia vrarë komandantët dhe oficerët e saj. Realisht, «UÇK-ja» e tyre është Organizata kriminale e terroriste SHIK, që ka përgjakur shqiptarët e Kosovës.

Gjykata Speciale ka mangësi serioze. Mandati i kufizuar i saj, është paradoksal. Vrasjet janë të njëtrajtshme, me strukturë dhe komandë vrastare të njëjtë, si dhe qëllime të njëjta, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak, nga kundërshtarët politikë. Daljen tej këtij kufiri kohor, siç është viti 2000, «komandantët» vrasës, e kundështojnë me nervozizëm të skajshëm! Pse e bëjnë këtë, për derisa ngulmojnë se nuk kanë vrarë dhe as torturuar shqiptarët e pafajshëm?!

«Këtu flen lepuri!» Gjysma e hetimit është i gatshëm, sepse frika presupozon fajësinë faktike. Një tjetër marrëzi kufizuese është se «Gjykata Speciale nuk ka të drejtë të hapë çështje të reja hetimi, para se t`i hapë Prokuroria vendore!» Por, krimit nuk i skadon afati. Organet vendore mund të mos hapin kurrë çështje të reja të periudhës së kaluar. Sepse, po ta kishte bërë këtë, përgjatë 18 viteve të shkuara, do të ishte i panevojshëm krijimi, angazhimi i Gjykatës Speciale, për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve vendore.

Fundja, Kosovën e kanë çliruar ndërkombëtarët. Edhe tani përkujdesën për sigurinë e saj. Çfarë ushtrije do të bënte Hashim Thaçi, kur i heq emrin e Republikës, nga FARK në FAK, pikërisht, ushtrisë?! Dhe, përse e bënë këtë Hasha u marruar? Sepse Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës i themeloi Ibrahim Rugova, afro tri dekada më parë. Dhe, këtë meritë nuk don t`ia pranojë, sepse ai me shokë, ka listuar dhe organizuar ekzekutimin e oficerëve luftëbërës të ushtrisë të Ibrahim Rugovës.

Hashim presidenti nuk ngopet së luftuari Presidentin shtetbërës të Kosovës. Për ta pamundësuar emërtimin e aeroportit me emrin që, realisht, i takon, gjykuar edhe nga praktika ndërkombëtare, i vë emrin e një bujku, qoftë ai edhe luftëtar, por, që nuk ka asnjë lidhje dhe as logjikë, pasi nuk ka pasur rastin të udhëtojë ndonjëherë me fluturake. Dhe, megjithatë, askush nuk ia kujton ahmakinë presidentit mjeran, madje as deputetët dhe as gazetarët!