DREJTËSIA DUHET TË VIHET NË VEND

0
612

Ky në foton e parë është Hajrush Ziberi nfa fshati Llaskarcë i Shkupit që u vra më 31 mars 1992 në Bjelina të Bosnjës nga të ashtuquajturit Tigrat e Arkanit. Ky ishte punëtorë furre te vëllëzërit Abdurrahman dhe Bejtush Pajaziti nga katundi Strimnicë të Tetovës që jetonin në këtë qytet gjatë kohë.
Këto forca, pasi i ncorrën nga shtëpia i vranë në rrugë Abdurrahmanin, Bejtushin, grujën e Abdurrahmanit Hamijeten dhe Hajrushin. Ata i kishin ekzekutuar publikisht para njerëzve. Këto foto i kishte bërë gazetari anglez Ron Haviv.
Në foton e parë shihet Hajrushi me duar të ngritura duke kërkuar mëshirë që mos ta vrasin. Këto skena kishin ndodhur vetëm në periudhën e nazizmit hitlerian. Komentimi nfaj tyre është i tepërt.
Shtrohet pyetja, a ka marrë masa dikush ndaj këtyre kriminelëve që qartë po shihen në foto për ti sjellur para drejtësisë? Shteti i BHsë, por edhe ai i Makedodhisë a ka hapur ndonjë dosje për këtë rast? Kjo nuk guxon të harrohet. Krimi nuk guxon të vjetërohet. Drejtësia duhet të vihet në vend. FR.