Dr. Ibrahim Latifi – mjeku shqiptar që po dëshmon se është më i miri

0
419

Është logjike të mendojmë se jeta e njerëzve vërtetë të ditur, përqendrohet te diçka më me peshë ku përfshihen parime të shëndosha që i drejtojnë. Si rrejedhojë kanë paqe të brendshme, respekt për veten dhe respektin e të tjerëve. Poashtu, kanë një qëllim që i kapercen interesat vetiake dhe i ep kuptim jetës.

Me dorë në punë e zemër tek Zoti, Dr. Ibrahim Latifi, mjeku shqiptar që po deshmon se është më i miri, në rend të parë si njeri, përfshinë parime të shëndosha etike dhe një qëllim fisnik në jetë. I ndihmon të sëmurët që vuajnë, për t’i sheruar dhe lehtësuar dhimbjet, duke iu dhënë ndihmë konkrete ose inkurajimi. Ndien keqardhje, merakoset shumë edhe për gjendjen shëndetësore të mergimtarëve shqiptarë.

“Unë punoj edhe pas orarit të punës, por pa pagesë, e as që pranoj të paguhem. Kompenzimi më i mirë për mua është populli im i shëndosh dhe i bashkuar. E, kjo më bënë të ndihem mirë kur puna ime kontribuon në këtë drejtim. Kur mendoj për të tjerët dhe u jep ndihmë, disi më lehtësohet shpirti. Por, çështë e verteta, edhe jemi njerëz me paragjykime.”, thotë mes tjerash, Dr. Ibrahim Latifit.

Dr. Ibrahim Latifi ka lindur në fshatin Blaç të Opojës së Prizrenit. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e tij të lindjes, të mesmen në Prizren, ndërsa, studimet në Fakultetin e Mjeksisë në Wien të Austrisë; 2000-2008. Gjatë kësaj kohe ka kryer edhe sherbimin ushtarak. Për pesë muaj ka sherbyer në spitalin ushtarak të Austrisë.